“Rama lejoi arrestimin e Veliajt”, Këlliçi: Ka luajtur mendsh që kur i thanë “Kukulla e Sorosit”

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 21:17 | Politikë

“Rama lejoi arrestimin e Veliajt”, Këlliçi: Ka luajtur

Belind Këlliçi deklaroi në Debat me Alba Alishanin se është pikërisht Edi Rama ai që ka dhënë dritën jeshile për arrestimin e Erion Veliajt, pasi sipas tij ai prej muajsh po e godiste atë dhe po i hiqte përgjegjësit.

Këlliçi shton se kryeministri ka humbur kontrolli që ditën kur ish-drejtuesi i fushatës së Trump, i atashuar tashmë pranë PD, i tha se është një kukull e Sorosit.

“Zullumi është trashur sa nuk mban më. Miliona euro të hedhura për të manipuluar opinionin, për të blerë ndjekës nga Bangladeshi në rrjetet sociale. Ditën që tha është kukulla e Sorosit, Rama ka luajtur mendsh. Ky është fillimi. Ai ka dhënë vetë dritë jeshile për arrestimin e Veliaj. Kam thënë që po e godet Veliajn, po e zvogëlon”, u shpreh Këlliçi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos