“Me Veliajn u plotësua çeta e 40 hajdutëve”, Abilekaj: Ali Baba nuk mund të thotë jam i ndershëm

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 21:08 | Politikë

“Me Veliajn u plotësua çeta e 40 hajdutëve”,

Për Enton Abilekajn, Edi Rama dhe mazhoranca e tij morën një goditje të rëndë me arrestimin e Erion Veliaj.

Për gazetarin Abilekaj, qeveria nuk ka më moral, duke e krahasuar atë me çetën e 40 hajdutëve. Sipas tij kreu i kësaj bande nuk mund të thotë më se është i ndershëm, teksa i është arrestua dhe njeriu më i afërt.

“Çfarë morali ka kjo qeveri. Kur dalin 40 hajdutë, Ali Baba nuk mund të thotë që është i ndershëm. Ky është morali i qeverisjes. Ali Baba duhet të thotë jam kryetari i bandës dhe duhet të largohet. Si kryetari i bandës së hajdutëve nuk duhet të fliste për drejtësinë, por për qeverinë e tij. Veliaj është i preferuari i tij, hambari I votave, zgjidhte çështjet e Tiranës dhe sigurisht  që do ta mbrojë. Nuk mund të ndahet ky binom. Kur të tjerët hanë dardha dhe mollë, Veliaj është në krah, nuk mund të bëjë sikur nuk e shikon. Ceta e hajdutëve u plotësua.  Veliaj është I fundit I bandës që solli këtë situatë korrupsioni”, tha Abilekaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos