Hoxha sulmon modelin e Ramës, Prifti i kundërpërgjigjet: PD nuk ka alternativë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 21:24 | Politikë

Modeli qeverisës dhe platformat e fundit të prezantuar nga kryeministri Edi Rama si Besa apo Pasqyra kanë ndezur debatin në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes zyrtarit demokrat Lisandër Hoxha dhe pedagogut Rezart Prifti. Sipas modeli ekonomik i Ramës bazohet në sektorë të brishtë dhe të paqëndrueshëm si ndërtimi dhe turizmi, duke e çuar ekonominë në kolaps dhe duke nxitur shpopullimin.

Në përgjigje të këtyre deklaratave Prifti kërkoi se çfarë oferte ka Partia Demokratike ëpr të ardhur në pushtet,. Nga ana e tij Hoxha theksoi se me këtë sistem zgjedhor as PD dhe asnjë forcë nuk vjen në pushtet.

Pjesë nga debati Hoxha-Prifti

Hoxha: Nuk kanë asnjë moral për të kërkuar besë këta që vodhën fondet e IPARD-it dhe i bënë vila se Rezarti do e kishte biznesin në fshat siç kanë me dhjetëra mijëra qytetarë kanë ikur nga ky vend se nuk kanë leverdi të bëjnë biznes në fshat e dini çfarë i Çarë i ka bërë Rama ekonomisë? Dy drejtime kryesore thotë vetëm do zhvillohet Shqipëria me dy flluska, ndërtim dhe turizëm. Më fal. Po pjesa tjetër, po si ngre dy sektorët më të brishtë të ekonomisë që nuk janë të përhershëm, mund të jenë sezonalë, janë të ndikueshëm nga situatat gjeopolitike e tjerë e tjerë dhe bazon të gjithë ekonominë këtu?  

Prifti: A të ndihmoj me diçka me diskutimin se meqë më kujtove këtë fjalën që ishte urime për sezonin, edhe ju do keni sezon të ri. Domethënë gjithë kjo retorika që po bën ti më falet mua, i falet Nurellarit, zotit Nazarko dhe 100 të tjerëve ty si përfaqësues i Partisë Demokratike

Hoxha: Nuk më falni ju? Më lë ta mbaroj mendimin tim

Prifti: Po të ishe dikush tjetër nga Partia Demokratike nuk t'ja thosha këtë po kam një farë respekti për ty them duhet ta keni tjetër retorikën ti mendon se nuk e dinë njerëzit

Hoxha: Më lër ta mbaroj mendimin tim edhe pastaj

Prifti: Çfarë ofron Partia Demokratike në qoftë se unë kam teori tjetër unë them që s'ka Parti Demokratike fare?

Hoxha: Më lë ta mbaroj unë nuk të ndërpreva, jam i fundit që po flas të gjithë folët nga 20 minuta. Unë mendoj këtë gjë që nëse ti bazon ekonominë te ndërtimi kur ty të ikin njerëzit Dhe këtu kemi, zoti Prifti është ekonomist dhe e di mirë këtë gjë. Ke thyer çdo rregull more, se ty po të ikin, ata që blejnë shtëpia ikin dhe ti rriske çmimet. Kjo flluskë është në kurriz të të gjithë sektorëve të tjerë ekonomikë. Prandaj nuk mund ta kalosh ti shoqërinë nga një shoqëri blegtorale dhe bujqësore pa kaluar etapat e zhvillimit fare që janë zhvillimi i industrive me radhë. Kaloke ti tek ekonomia e shërbimeve. E gjitha është bërë për të kapur për çuar ekonominë në kolaps. Një pensionist i 2012 po ta krahasosh me të ardhurat që merrte me një pensionist fshati apo qyteti të 2026-s blen më pak mallra shporte për të ngrënë nga ç' blinte. Ne ishim, ne ishim keq, po jemi, jemi shumë më keq sot. Ne ishim keq, nuk ishim mirë, po jemi shumë më keq sot. Dhe problemi është që ky vend nuk eci përpara. Tani që të dalim ne tek oferta politike. Populli shqiptar kishte një mekanizëm. I çonte në shtëpi ata që s'mbanin premtimet. A është ky që doli dhe premtoi naftë pa akcizë për fshatin? Ua ngopi akcizën. A është ky që doli dhe premtoi 300.000 vende të reja pune? Nuk i ke kurrkund. A është ky që doli dhe premtoi po flas për mandatin e parë ku erdhi me 66 mandate shëndetësi falas e shikoni vetë se çfarë bëri. Unë një nga kritiket më të mëdhenj të opozitës edhe në mbledhjet e opozitës për shkak se dhe mua nuk më pëlqen kjo formë dhe doja shumë që opozita të kishte një manifestim tjetër. Po nuk kemi, po nuk kemi rregulla loje sepse ne po flasim në një sistem ku është bllokuar çdo gjë. Sot është bllokuar çdo mekanizëm për ndryshim pushtet.

Prifti: Domethënë ti thua PD-ja nuk vjen në pushtet.

Hoxha: Jo, nuk vjen PD-ja nuk vjen as edhe ju t'ju vëmë në krye me këtë sistem zgjedhor me kontrollimin total të procesit të zgjedhjeve asnjë forcë politike nuk vjen dot. E ke provuar, ke qenë i angazhuar.

Prifti: Dhe ajo oferta nuk ka për të ardhur dhe unë fatkeqësisht unë shoh që s'ka për të ardhur nga juve nga protesta jo e jo. Kush thotë që protesta do bëjë ofertë. Zero zgjidhje. Zero

Hoxha: përmes presionit vjen zgjidhja. Po mos ishte kështu atëherë është fatalizëm. Këta njerëzit rrinë 96 ditë në rrugë. Po këtu s'do ndodhë asgjë. Këta

Prifti: Por edhe 200 të rrinë në rrugë. Edhe 900.

Hoxha: Këtu do jemi do ketë efekt.

Prifti: Këtu do jemi. Domethënë ishalla unë s'jam këtu.

Hoxha: Ne, ne ndahemi në këtë.

Prifti: Dhe në këtë sens nuk duhet të vijë nga protesta edhe sikur duhet të vijë nga një organizatë që është siç e institucionale që teorikisht ka rënë bixha juve të jeni. Unë them që ju nuk jeni kurrkund. Problemi është që shumë njerëz në zgjedhjet e fundit krijuan disa pritshmëri nga partitë e vogla dhe si

Hoxha: 150 njerëz.

Prifti: Po kishe shumë njerëz edhe pse s'votuan fare po janë ore janë 400 që s'votuan. Pra mund të kenë ndodhur siç thatë juve, ua vodhën atyre fakirave se s'kishin njeri aty dhe edhe ju ua vodhët atyre për hir së vërtetës tani. Po të flas të vërtetën se ti e di që unë e di, edhe ju keni vjedhur atyre. Shqiptarët kishin hezitim të madh ndaj partive të vogla çfarë ndodhi pas zgjedhje se më ka thënë një burrë i zgjuar kur tentova unë të hapja një parti më tha shiko tha nuk fillon partia në momentin që hap partinë tha pas katër vjetësh fillon partia tha fiton s'fiton ti tha tani dhe edhe këta këtë nuk kuptojnë se unë i njoh ata të gjithë ata të gjithë duan të jenë kryetarë o burrë.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos