“Protesta tregoi që njerëzit kanë peshë”, Nurellari: Qytetarët të krijojnë përgjegjësi, të marrin rol

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 21:53 | Politikë

Edhe regjimet më të forta totalitare kanë pasur nevojë për mbështetjen e qytetarëve. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN analisti Adri Nurellari, sipas të cilit qytetarët shqiptarë e kanë në dorë për të ndryshuar vendin. Ai theksoi se partitë duhet të ndryshojnë fillimisht veten për të fituar besimin e publikut.

“Kur kanë sistemet totalitare nevojë për pëlqimin e qytetarëve, pranimin ose bashkëpjesëmarrjen e qytetarëve, ky sistemi ynë që është hibrid, nuk është totalitar, po hibrid. Ky sistem gri, nuk është totalitar dhe këtu duhet pranuar që qytetarët kanë në dorë me e ndryshuar këtë vend. Edhe unë nuk pajtohem me tezat disfatiste që janë alibi për paaftësinë për të bërë një alternativë më të mirë, që janë alibi për të fshehur dështimin e partive për të cilat unë nuk mendoj që një parti që s'ka fuqi me ndryshuar veten, mund të ndryshojë Shqipërinë”.

Sipas Nurellarit, protestat e fundit kanë rikthyer qytetarinë aktive, duke treguar se pjesëmarrja ka ndikim real dhe mund të detyrojë qeverinë të reagojë.

“Dhe çështja thelbësore këtu është që nëse ka bërë një gjë kjo protestë, ata mijëra njerëz që janë stoikë atje ata organizatorët që pavarësisht të damkosjeve, sulmeve e vapës prapë vazhdojnë mund të mos pëlqejnë fjalimet e tyre, prapë kanë treguar kanë bërë një gjë kanë treguar që qytetari ka peshë. Pjesëmarrja ka peshë, ka sjellë ndikim. E ka detyruar qeverinë që fillimisht ai e injoronte pastaj e përçmonte, pastaj e shante, tani e pranon, ka fituar zemrat. I ka dhënë zemër një fshati Dardhë atje, me rrëzuar rrethimin e hidrocentrali, me hequr rrethimin e Kakomesë ka 20 vjet. I ka dhënë zemër qytetarëve të bashkive të anuluara, të zhdukura me dalë për 30 ditë në protestë kanë dalë në Divjakë. Pra kjo ka kthyer qytetarinë. Nëse ka bërë një gjë kjo protestë, ka zgjuar qytetarinë dhe i ka thënë qytetarëve që ti mund të bësh diferencën dhe unë mendoj se ky duhet të jetë mesazhi kryesor”, u shpreh Nurellari.

Ai theksoi se beteja e së ardhmes është ajo e shpresës, duke u bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë ryshfetin, shitjen e votës dhe indiferencën, pasi vetëm kështu mund të forcohet demokracia dhe përgjegjshmëria publike.

“Beteja nuk është vetëm duke nxirë e damkosur realitetin, sepse nuk ke as nevojë ta thuash. Në qoftë se një pensionist shkon edhe nuk i mbush dot më një shportë, jo më karrocën si dikur. Në qoftë se të gjithëve po shikojnë që më shumë harxhojnë kohën në ËhatsApp me fëmijët e nipërit dhe gjithmonë më pak njerëz kanë me të cilën me pi kafe. Kjo këtu nuk është më çështje e konstatimit. Edhe unë mendoj se beteja kryesore e të ardhmes është një betejë e shpresës. Është betejë e shpresës që ky vend mund të ngrihet në këmbë. Është një betejë, që është e vërtetë që ka korrupsione, klientelizëm prapë se prapë, po të ngrihemi të gjithë dhe po të kemi kurajo qytetare që të refuzojmë atë ryshfetin, të refuzojmë për në këmbim të votës, të mos shesim të ardhmen në këmbim të një favori të vetëm, mund t'i japim peshë dhe kjo është e rëndësishme e protestës. Protesta riaktivizoi demokraci pjesëmarrje. Njerëzit që kanë dalë atje, kanë treguar që kanë peshë, u ecën zëri dhe kjo duhet inkurajuar këtu, për të thënë që qytetari ka të drejtë dhe pushtetari është i punësuar. Asgjë nuk ndodh pa miratimin e të qeverisurve ose neglizhencë ose diferencim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos