Dorëheqja e Salës dhe emërimi i Spahiut, burime për A2 CNN: Shkresat i janë dorëzuar presidentit për dekretim

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 17:16 | Politikë

Dorëheqja e Salës dhe emërimi i Spahiut, burime për A2 CNN:

Burime për A2 CNN raportojnë se shkresat për largimin e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe propozimi për emërimin e Klodiana Spahiut në krye të këtij institucioni, i janë dërguar Presidentit të Republikës për t’i dekretuar.

Burimet informojnë gjithashtu se shkresat me firmën e kryeministrit është depozituar në protokollin e presidentit i cili duhet të vendosë brenda afatit për dekretimin.

Pas kësaj do të jetë legjislatuara e re e parlamentit e cila nis të martën që do të votojë ndryshimin e ministrit të Shëndetësisë.

Evis Sala dha një ditë më parë dorëheqjen nga posti i ministres së shëndetësisë pa mbushur ende një vit në krye  të kësaj detyre.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama propozoi deputeten socialiste Klodiana Spahiu, në krye të këtij dikasteri gjatë takimit të zgjeruar të grupit parlamentar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos