Protesta do të vazhdojë dhe do të shënojë një stad tjetër. Këtë përgjigje u dha gazetarëve kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa futej në selinë blu. Kreu demokrat theksoi se ata që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.
“Jo, nuk mbyllet këtu protesta. Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar. Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë”, u shpreh Berisha.
(A2 Televizion)