“I kanë rrëmbyer dhunshëm gratë në furgon dhe i kanë çuar në komisariat”, denoncimi i Albana Vokshit: Kanë hematoma

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 22:07 | Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, nga komisariati numër 2 në Tiranë.

“Këtu janë të shoqëruar 10 protestues, mes tyre 4 zonja. Të gjithë janë marrë në mënyrë të dhunshme, në shkelje të procedurave e ligjit”, tha fillimisht Vokshi.

Deputetja demokrate shtoi: “Zonjat kanë qenë në protestën e njoftuar sipas ligjit, te sheshi Wilson. Pasi policia e shpërndau në mënyrë të dhunshme protestën, zonjat po ktheheshin në shtëpi sepse njëra prej tyre ishte me probleme shëndetësore. Furgoni i policisë ka ndaluar dhe një burrë i veshur civil i ka futur në furgon në mënyrë të dhunshme, pa i treguar të drejtat e tyre. Zonjat kanë hematoma”.

Sipas deputetes demokrate, shefi i komisariatit i ka thënë se “zonjat janë ndaluar se kanë bllokuar rrugën, por kjo nuk është e vërtetë se protesta ishte paralajmëruar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos