Sali Berisha ka dënuar atentatin ndaj kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të ndodhur një ditë më parë në Florida.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha e quajti një akt kriminal. “Armiq të lirisë, që mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA kryen në një hark kohor dy mujor një atentat tjetër tentativë vrasjeje ndaj kandidatit për President të Partisë Republikane, ish-presidentit Donald Trump në fushën e tij të golfit në Palm Beach”, shkruan Berisha, raporton A2 CNN.
“Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh solidaritetin e saj me Partinë Republikane dhe kandidatin e saj për President Donald Trump dhe dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal me të cilin forca të errësirës duan të përcaktojnë me plumba dhe jo me votë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vendin e madh të lirisë”. (A2 Televizion)