“I pafytyrë dhe frikacak”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Do kesh fund të tmerrshëm

Nga A2 CNN
26 Shtator 2024, 17:12 | Politikë

“I pafytyrë dhe frikacak”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Do

Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Kryeministri Rama pasi ky i fundit komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji.

Kryeministri shkroi se gjykata për herë të parë ushtroi të drejtën e sanksionuar me ligj për atë që e quajti “kategorinë më të neveritshme të Shpifjes, Kallëzimit të Rremë”, shkruan A2 CNN.,

Bardhi e quan Ramën si të pafytyrë dhe frikacak, ndërsa thotë se do të ketë fund të tmerrshëm, që sipas deputetit demokrat, është i afërt.

“I pafytyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.

Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!”, mbyllet reagimi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos