“I pastudiuar”, mazhoranca rrëzon amendamentin e PD-së për minimumin jetik

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 11:23 | Politikë

“I pastudiuar”, mazhoranca rrëzon amendamentin e PD-së

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar amendamentet e Partisë Demokratike për buxhetin e vitin 2025. Minimumi jetik 200 euro në muaj i propozuar në Partia Demokratike (amendament i Flamur Nokës) është refuzuar nga qeveria, me argumentin se është i pastudiuar.

Pas kësaj kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur premtimin e vitit 2013.

“Shqiptarët nuk janë mësuar të kërkojnë lëmoshë por kërkojnë atë që ju i keni premtuar prej 12 vitesh. Sa janë rritur çmimet gjatë këtyre 12 viteve? Si jetonin me aq të ardhura shqiptarët në 2012 dhe si jetojnë sot?  Ti sigurosh minimunim jetik një pensionisti është lëmoshë? Ka qenë premtim i 2013 i qeverisë i pambajtur. Keni premtuar rritje pensionesh. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët?", u shpreh Bardhi.

Aktualisht nuk ka një minimum jetik të përcaktuar, dhe nëse do të caktohej do bënte të mundur që asnjë familje të mos kishte të ardhura poshtë nivelit të përcaktuar. Ndërsa sipas një përllogaritje të bërë bazuar në raportet e INSTAT, që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të ketë në dispozicion 18,827 lekë në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos