Avokati Duraj: Veliaj rikthehet në detyrë, në Tiranë nuk do ketë zgjedhje

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 23:11 | Politikë

Avokati Alban Duraj, në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, shprehu bindjen se nuk do të kemi zgjedhje për Bashkinë e Tiranës, pasi, sipas tij, “Gjykata Kushtetuese do ta pranojë kërkesën e Veliajt”.

“Besoj që nuk do kemi zgjedhje. Gjykata Kushtetuese do ta pranojë kërkesën e zotit Veliaj. Pra, do të thotë se ai nuk do shkarkohet dhe nga ana tjetër do shfuqizohet dekreti i Presidentit", deklaroi Duraj.

"Unë kam bindje që Gjykata Kushtetuese ose do bëjë ndonjë kërkesë në Komisionin e Venecias, siç ka bërë me rastin e zotit Meta, që nuk ishte në gjendje që të dilte me një vendimmarrje të vetën, por shkoi atje që të kërkonte interpretim me disa kërkesa, kështu që edhe në këtë rast, nëse nuk do kenë guximin që të marrin atë barrë, ata do ndjekin rrugën si për zotin Meta”, tha avokat Alban Duraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos