All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sulmi terrorist në Turqi, reagon kryeministri Rama

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 22:02 | Politikë
All - Paragraf - 1

Sulmi terrorist në Turqi, reagon kryeministri Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin terrorist në Ankara, ku u vranë 5 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

All - Paragraf - 3

Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama shprehu ngushëllime për viktimat dhe theksoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Turqinë, shkruan A2.

"Ne jemi thellësisht të tronditur nga lajmet për të vrarët dhe të plagosurit në Ankara. Shqipëria qëndron pranë Turqisë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s," u shpreh kryeministri.

Rama dënoi ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe shprehu bindjen se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky sulm i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos