Nallbati shprehu pendesë para gazetarëve, por tensionet mes PD-së dhe PS-së vijuan edhe në Komisionin e Ligjeve, ku kryetarja Klotilda Bushka nuk i dha fjalën Nallbatit me argumentin se nuk ka kërkuar ende falje për dhunën në Parlament.
Më i qetë se kolegët socialistë në Komisionin e Ligjeve ishte vetë Vullnet Sina. Deputeti dukej që sqarimi i bërë jashtë sallës së Parlamentit, mbrëmjen e së hënës, e kishin bindur atë që ta falte deputetin demokrat, duke e arsyetuar se ajo situatë ishte krijuar nga Sali Berisha.
Edhe pse mori falje nga Sina, Bledion Nallbati nuk i ka shpëtuar dënimit parlamentar, për të cilin socialistët kërkuan përjashtim e tij dhe 6 deputetëve të tjerë demokratë.
Ndëshkimin e tretë në harkun e një muaji mori nga mazhoranca edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, me argumentin se ka bllokuar seancën si dhe për shkak të marrjes së kartave të deputetëve të mazhorancës.
(A2 Televizion)