Sherri me grushte në Parlament, socialistët do të kërkojnë përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 12:47 | Politikë

Sherri me grushte në Parlament, socialistët do të

Burime pranë grupit parlamentar të Partisë Socialiste thonë se do të kërkojnë përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës pas sherrit të së hënës pasdite në Parlament, ku pati edhe përleshje fizike.

Të hënën, deputeti Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca pasi tentoi të godiste me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën e tij. “Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha Nallbati një ditë më pas duke komentuar episodin e shëmtuar.

Ky konflikt politik nuk është një rrufe në qiell të pastër, pasi prej javësh, kërkesa e grupit të PD-së hidhen poshtë nga socialistët, të cilët njoftuan se do të kenë sërish të njëjtën qasje.

Seanca e radhës plenare është parashikuar, ditën e enjte, teksa palët politike vijojnë strategjinë e tyre, opozita bllokadën parlamentare, ndërsa mazhoranca miratimin e akteve pa diskutime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos