Industria ushtarake në Rubik, Rama: Eksport armësh dhe hapim akademinë për pilotë

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 15:13 | Politikë

Kryeministri Rama premton ngritjen e industrisë ushtarake, shkruan A2 CNN. “Në kuadrin e hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake. Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe, për eksport. Në bazë të këtij programi janë edhe dronët inteligjentë”, tha Rama në një takim në Rubik.

Kryeministri u shpreh që së shpejti në Vlorë do të firmosin për hapjen e akademisë për flotën ajrore. “Paralelisht po përgatisim edhe rihapjen e akademisë së pilotëve... Ditët në vijim në Vlorë do të bëjmë edhe firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore”, shtoi ai.

“Një ndër ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të anijeve në botë, Fincantieri kemi tanimë një marrëveshje mirëkuptimi për të bashkëpunuar për ringritjen e bazës së prodhimit dhe riparimit të anijeve në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos