Gazment Bardhi kërkoi sërish një interpelancë kryeministrin Edi Rama për çështjen Beketi. Pavarësisht refuzimit të kreut të qeverisë javën e shkruar, kur vendosi dhe kushtin e mbylljes së pari të hetimeve nga SPAK për vëllain e tij, e më pas të paraqitej në Kuvend për t’iu përgjigjur opozitës, kreu i grupit demokrat këmbënguli se Kryeministri duhet të shpjegojë fondet që po shkojnë në xhepat e sipërmarrësit italian.
Në mungesë të Ramës përgjigjen e mori nga Taulant Balla dhe Elisa Spiropali, që i konsideruar sajesa pretendimet e Bardhit.
“Thërrisni kryeministrit Rama për të dhënë llogari për atë informacion që ka dalë në media dhe tashmë është publik. Ne disponojmë të gjitha dokumentacionet përkatëse”, tha Gazment Bardhi.
“Kryeministri e ka të pamundur t’i lërë angazhimet për t’iu përgjigjur kësaj kërkese për interpelancë për një shpifje të propaganduar publikisht”, u shpreh Taulant Balla, ministër Shteti.
“Siç ju pretendoni që kërkesa për interpelancë bazohet një pagesë të shtetit shqiptar për këtë shtetas, kjo nuk ekziston dhe deri sa ta sillni atëherë do shqyrtohet me seriozitetin që meriton”, tha Elisa Spiropali – Kryetare e Kuvendit
Siç e kërkoi kryetarja e Kuvendit, Gazment Bardhi publikoi për herë të parë vendimin e Gjykatës së Brukselit në Belgjikë, për ekzekutimin e gjobës 130 milionë Euro për biznesmenin italian Françesko Beketi.
“Këtu kam vendimin e gjykatës belge. Në asnjë moment unë nuk kam thënë që shteti shqiptar e ka bërë pagesën. Me vendim gjykate dhe me kërkesë të përmbaruesit shtetit shqiptar i janë konfiskuar 130 milionë Euro”, tha Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar të PD.
Pavarësisht publikimit të këtij dokumenti nga Bardhi, socialistët ngritën kartonët e kuq dhe e rrëzuan kërkesën e tij për interpelancë me kreun e qeverisë.
Efekt votimi kundër. (A2 Televizion)