Dorjan Teliti, këshilltar për ekonominë në Partinë Demokratike, është shprehur se propozimi i qeverisë për shpërblim të punonjësve të administratës për vitin e ri, bëhet me qëllim që të ndikojë në zgjedhjet e vitit 2025.
Komentet Teliti i bëri në ‘Ditari nga Denisa Pasholli’ në A2 CNN, ku tha se administrata shqiptare ka më shumë se 40 mijë patronazhistë.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria e ka fryrë administratën me kontrata të pjesshme që nuk figurojnë fare në regjistra, duke e çuar në më shumë se 200 mijë numrin e punonjësve.
“Kemi mijëra punonjës të administratës me kontrata të pjesshme që nuk figurojnë fare. Nga 162 mijë të punësuar në shtet më parë, tani janë mbi 200 mijë. Administrata e fryrë, drejtoritë shumë të fryra. Janë të paktën 40 mijë patronazhistë.
E dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur me OSHEE, me SHA-të, me drejtoritë rajonale, me reformën e Bashkive që thanë se me reformën do të kurseheshin 80 milionë euro, ndërkohë që kemi një administratë bashkish të fryrë nga 30-40 % nga bashkia në bashki.
Dje e morëm vesh për shpërblimin. Qëndrimi unë është ky, që shpërblimi për administratën publike është i mirëpritur, por problemi është se përse hapet gjithmonë thesi para zgjedhjeve”, tha Teliti, shkruan A2 CNN.
(A2 Televizion)