Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit, teksa ka bërë ironi me kryetaren Elisa Spiropali.
Spaho u shpreh se sheh një ndryshim në qëndrimin e Spiropalit, në krahasim me seancën e mëparshme, dhe i bëri thirrje që të ndaj shqetësimet, pasi deputetët do t’i dalin në krahë.
“Zonja kryetare vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë, jeni shumë e egër. Duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse ne jemi deputetë dhe ju kemi kryetaren tonë dhe do iu dalim në krahë nëse iu ka ndodhur gjë” , tha Spaho. (A2 Televizion)