“Irena Gjoka do të kallëzohet në SPAK,” Rithemelimi: Riveting për gjyqtaren e Posaçme

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 15:34 | Politikë

Partia demokratike e Rithemelimit do të padisë në SPAK gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, pas publikimit nga mediat në Grqi të dokumenteve, sipas të cilave, anëtarja e GJKKO-së, është dëbuar nga Greqia si person non grata për falsifikim dokumentesh.

DEKALRATA E SEKRETARIT TË ÇËSHTJEVE LIGJORE NE PD, IVI KASO: 

Media greke publikoi para pak ditësh vendimin zyrtar të gjykatave të vendit fqinj, që e shpallnin shtetasen shqiptare Irena Gjoka ‘persona non-grata’ në Greqi dhe zonën Shengen për ‘falsifikim të dokumenteve zyrtare’.

Shtetësja në fjalë është tashmë gjyqtarja e lartë, e posaçme, e vetuar dhe e qeverizuar, Irena Shpata-Gjoka-Maneku. 

Fakti se ajo e ka fshehur dënimin e para shumë viteve, flet jo vetëm për integritetin moral e profesional, por fatkeqësisht, shpalos edhe fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës ‘drejtësi e re’.

Gjyqtarë të tjerë, kolegë të Gjokës, janë spastruar nga vetingu për 20 metra katrorë shtëpi mbi mundësitë e tyre. Irena Gjoka ka kaluar në ‘vrimën e gjilpërës’ së reformës, bashkë me devenë e ilegalitetit.

Partia Demokratike u kërkon organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën. KLGJ-së i kërkojmë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të zonjës Gjoka, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi.

Ne e kemi denoncuar që në fillim si të papërshtatshme për postin që mban dhe si kamikaze politike dhe koha e faktet po na japin të drejtë.

Irena Gjoka është shkarkuar njëherë nga ish-presidenti Berisha në vitet ’90, kohë kur posti që mbante dhe detyra e kryetarit të KLD përkonin.

Ironia është se, nga dëshira për t’u hakmarrë ndaj Berishës dhe për të çuar në vend porosinë e kundërshtarëve të tij politikë, ajo do të shkarkohet edhe njëherë duke u turpëruar publikisht dy herë.

Partia Demokratike po përgatit një padi kundër Irena Gjokës dhe do ta paraqesë në SPAK së afërmi.

Ne i bëjmë thirrje paraprakisht Prokurorisë Speciale të fillojë menjëherë hetimin dhe ta përdorë padinë tonë vetëm si material shtesë.

Çdo hezitim për ta bërë këtë nuk është asgjë më pak se vërtetim i asaj që Altin Dumani deklaronte para gazetarëve: afërmendsh që gjykatat marrin vendimin që duam ne!

SPAK i duhet të dëshmojë, qoftë edhe formalisht, se nuk është pjesë e skemës për asgjësimin e opozitës.

Së dyti, se vihet në lëvizje sapo një gjyqtar që cenon integritetin e reformës në drejtësi. Së treti, se nuk është një aneks i Ramës, Veliajt dhe mashë e tyre në drejtësi.

Në të gjitha rastet Irena Gjoka e turpëron drejtësinë e re dhe çdo ditë e saj në detyrë i thotë publikut se këta njerëz e hanë turpin me bukë dhe janë krenarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos