Ish-banorja e Big Brother në listën e PD: E bëjmë shumicën për qeverinë e re

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 21:45 | Politikë

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother, Julia Ilirjani që tashmë është përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Tiranën u shpreh e sigurt se opozita do të krijojë mazhorancën dhe qeverinë e re pas 11 majit.

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Ilirjani u shpreh se takimet në terren tregojnë se njerëzit do ta refuzojnë Edi Rama, madje dhe administrata e tij.

“E fillojmë me PS që nuk e di ku e ka këtë besueshmëri te vetja që do e fitojë mandatin e katërt. Dalin ca analiste që flasin përçartë më duken të shitur e të blerë. Një analist përveç një exit-polli duhet të ketë dhe një reagim. Indikatorët që ata kanë në dorë nuk janë matje reale. Administrata punon në një zyrë të vogël 6 veta kur duhet të ishin vetëm 2.

Jam e bindur që nuk do të votojnë Ramën. Njerëzit nuk po e durojnë dot këtë diktaturë që po bëhet më e rrezikshme nga ajo e komunizmit. Këta të bëjnë të ikësh jashtë shtetit. Mendojmë që jemi demokraci dhe kontrollon vullnetin e lirë. Edhe fëmijët po dalin në mitingjet e PS. Populli do të reagojë siç duhet. PD dhe Aleatët do ta bëjnë mazhorancën në parlament. Janë matje që i bën PD dhe Aleatët, indikatorët janë dhe takimet me njerëzit. Ata nuk duan t’ia dinë nëse po dalin në kamera”, tha Ilirjani për gazetaren Alba Alishani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos