Policia e Tiranës i refuzon lejen për protestë të premten e 16 majit Partisë Demokratike. Burimet bëjnë me dije se në kthimin e përgjigjes u është thënë se forcat e policisë janë të angazhuara për shkak të Samitit.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, sipas burimeve, një grup efektivësh rendi do të qëndrojnë në gatishmëri edhe për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Sali Berisha, i cili pretendon për vjedhje të zgjedhjeve të 11 majit. (A2 Televizion)