“Java e Çamërisë”, Idrizi: Rinia shqiptare po tregon që ka dinjitet, mesazh për partitë politike

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 16:14 | Politikë

“Java e Çamërisë”, Idrizi: Rinia shqiptare po

Në javën e Çamërisë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, përgëzoi shqiptarët për protestat e zhvilluara, duke theksuar se rinia shqiptare po tregon se ka dinjitet dhe se ky mesazh shkon për të gjitha partitë politike.

“Rinia që po tregon që ky vend ka dinjitet. Ky është apel për të gjithë forcat politike, por dhe gjithë shqiptarët që të kuptojmë që Çamëria është krenaria jonë, është identitet, na jep forcë. në reciprocitet dhe sigurisht që t'i bashkohen pikërisht kësaj padrejtësie të madhe historike që është bërë mbi shqiptarët e Çamërisë, e cila kulmon me masakrën, gjenocidin, spastrimin etnik të 27 qershorit të vitit 1944 dhe unë besoj fort që ne jemi të ndjeshëm si shqiptarë, rinia jonë është e ndjeshme karshi të gjithë padrejtësive që është bërë në vite shqiptarëve. Sigurisht duke kërkuar drejtësi, dinjitet, reciprocitet dhe unë i ftoj të gjithë që të na bashkohen në javën e shqiptarëve të Çamërisë, një çështje e fortë e cila i ka të gjithë elementët brenda. Pra ka të drejtën historike, ka diplomacinë, të drejtën diplomatike, ka të drejtën politike dhe të drejtën juridike. Thjesht duhet që ata që janë vendimmarrës ta shohin në sy dhe sigurisht nuk mund të jemi më të intimiduar. Vitin e kaluar për herë të parë parlamenti i Shqipërisë i është adresuar me një deklaratë parlamentit të Greqisë ku i kërkon që të heqë ligjin e luftës. Pra mbas 86 vjetësh me shtyrjen e PDU-së parlamenti i Shqipërisë u angazhua dhe i kërkonte parlamentit të Greqisë që të angazhohej dhe ajo për heqjen e ligjit të luftës. Pra ne po flasim për dy vende miq strategë, ku di unë se çfarë, por ndërkohë ka një ligj lufte tashmë të pranuar edhe nga vetë autoritetet greke. Apo aty ngarkohet qeveria shqiptare që të njoftojë parlamentin e Shqipërisë për ecurinë e kësaj, apo të njoftojnë partnerët tanë. Unë nuk e di pse sa herë që vijnë edhe diskutimet midis Shqipërisë dhe Greqisë kjo deklaratë e fuqishme, qëndrim shumë i fortë i parlamentit të Shqipërisë, harrohet madje që të përmendet. Pra t'i thotë qeverisë shqiptare dhe institucioneve të angazhuar çfarë po bëhet me këtë pozicion dhe qëndrim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos