"Jorida Tabaku ka shkëlqyer", juristi i bindur: Ajo duhet të kandidojë për Tiranën, e fiton patjetër

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 21:38 | Politikë

“Që të marrë një rezultat pozitiv Partia Demokratike, duhet një figurë që ka pëlqimin e bazës së partisë, por që ka bërë edhe beteja të shoqërisë civile. Mendoj që një figurë e tillë, edhe me lidhje të forta me qytetin e Tiranës, ka shkëlqyer si nënkryetare bashkie, do ishte Jorida Tabaku”.

Kështu u shpreh juristi Indrit Sefa në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sefa shtoi më tej se Jorida Tabaku “ka fituar disa beteja në Gjykatën Kushtetuese dhe ka pëlqyeshmërinë më të madhe”.

“Fakti që ajo e fitoi mandatin e deputetes tregon që struktura e Partisë Demokratike e preferon më shumë nga të gjithë të tjerët. Nuk është sakrificë të kandidosh për Bashkinë e Tiranës, është nderi më i madh që mund të ketë një politikan”, deklaroi Sefa.

Juristi shtoi se kandidatura e Tabakur bashkon demokratët, përfshi edhe mbështetësit e Lulzim Bashës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos