Kampusi i kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet, pritet të përfundojë në 2026

Nga Fjorela Beleshi
29 Nëntor 2024, 15:14 | Politikë

Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, Kryeministri Rama inspektoi punimet e Kampusit të Kolegjit të Europës në Qytet Studenti. Ndërtimi i kësaj hapësire pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Mogherini: Do të jetë një “shtëpi e Europës” më e madhe. Nëse kjo përfundon brenda dy viteve, në vitin tjetër shkojmë në 55 studentë dhe pastaj, sapo kjo të jetë gati, do të jemi 100-120 studentë.

Rama: Është edhe një ditë simbolike, sepse po bie shi dhe është e rëndësishme se sjell begati dhe nga ana tjetër është dita e çlirimit, 80-vjetori… simbolikisht besoj që është fatsjellës për kolegjin.

Mogherini:Arsyeja pse lindi Europa.

Rama: Fatkeqësisht, ne shkuam në një drejtim tjetër.

Edhe studentët e universitetit publik do të mund të aksesojnë disa nga ambientet e Kampusit të Kolegjit të Europës. “Do të kenë akses tek shërbimet ndaj studentëve si biblioteka, një muze që do të ndërtohet dhe ambientet sportive të cilat janë pjesë e këtij kampusi. Do të kemi mundësi të bashkëveprojmë më shumë me Universitetin e Tiranës, duke qenë se dhe një pjesë e ambienteve këtu do të jenë në shërbim të studentëve të këtij universiteti, por dhe të studentëve që janë pjesë e rezidencës”, tha ministrja e Arsimit.

Kolegji i Europës në Tiranë hapi dyert këtë vjeshtë për të pritur 32 studentët e parë nga Shqipëria dhe rajoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos