Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Merz shkruan se pret me padurim bashkëpunimin dhe takimin e parë me Ramën në Tiranë të premten, në mbledhjen e Komunitetit politik në Tiranë.
“Urime Edi Rama për rizgjedhjen në Shqipëri. Shume urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, ka shkruar Merz në një postim në rrjetin social ‘X’.
Ndërkohë kryeministri Rama e ka falënderuar Merz për urimin përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkruan se mezi pret ta mirëpresë në Tiranë nesër kancelarin gjerman.
Rama ka shkruar po ashtu se do të jetë privilegj që të bashkëpunojë me kancelarin e ri në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për të afruar më tej Shqipërinë në BE.
“Faleminderit shumë kancelar dhe mezi pres t'ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam kujtime shumë pozitive nga takimi ynë i parë dhe do të jetë një privilegj të punoj me ju – për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të avancuar bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për ta afruar shtëpinë tonë të përbashkët evropiane edhe më shumë”, i është përgjigjur Rama, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’. (A2 Televizion)