“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë, Tabaku thellon diferencën me Alimehmetin, siguron rreth 1000 vota më shumë

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 09:17 | Politikë

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë,

Vijon ende gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit në Tiranë, për të siguruar mandatin e deputetit në listën e hapur të Partisë Demokratike.

Jorida Tabaku është shkëputur me rreth 1000 vota nga Ilir Alimehmeti, pasi e parakaloi ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave.

Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 10858 qytetarëve, shkruan A2 CNN.

Pra teksa janë edhe 518 kuti për t’u numëruar, diferenca mes të dyve të jetë 997 vota, shkruan A2 CNN.

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos