Kandidati për Tiranën, grupi negociator i PD takohet sot me dy liderë opozitarë

Nga Anesti Barjamemaj
1 Tetor 2025, 09:38 | Politikë

Kandidati për Tiranën, grupi negociator i PD takohet sot me dy

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë javë takimet për gjetjen e një kandidati konsensual që do të sfidojë Ogerta Manastirliun në garën për Bashkinë e Tiranës.

A2 CNN mëson se grupi negociator i PD ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabani.

Ndërkohë ditën e sotme pritet që Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti të takojnë kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos