Avokati Leonard Karaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se në zgjedhjet e vitit 2029 Partia Demokratike nuk mund të shkojë me Sali Berishën kandidat për kryeministër.
“Të ankohesh dhe të qahesh vazhdimisht, nuk të sjell kurrë në pushtet. Asgjë nuk të ndryshon. Unë them se përpara se të rregullohet Shqipëria, duhet rregulluar shtëpia. I djathti ka parime dhe ato janë Zoti, familja dhe shteti. Partia Demokratike duhet të shikojë veten në pasqyrë”, tha Karaj.
“Nëse i pëlqen vetja dhe i duket shumë mirë, do të kemi Zahon për kryeministër. Këta le të presin. Me gjithë respektin për moshën e gjithkujt, nuk e kuptoj se si mund të shkohet me një person që në 2029 do të jetë 85 vjeç në zgjedhje, dhe t’i thuash që ne të kemi ty kandidat për kryeministër”, shtoi Karaj.
Avokati shtoi se “një pjesë e mirë e opozitarëve nuk e vrasin mendjen sepse kanë bërë më shumë lekë duke qenë në opozitë sesa kur ishin në pushtet”. (A2 Televizion)