Kalaja: Sali Berisha duhet të jetë kandidati për Tiranën

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 23:06 | Politikë
 

Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, deklaroi se Sali Berisha duhet të jetë kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, nëse opozita nuk del dot “me një figurë fituese”.

E ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, kur u pyet nga analisti Poli Hoxha nëse do të ishte dakord që kandidati të ishte vetë Sali Berisha, Kalaja u përgjigj: “Patjetër, nëse ka mbështetje. Zoti Berisha ka bërë fushatë spektakolare, ndërkohë që ata të listës së mbyllur flinin gjumë. Kemi problemet tona, nuk kemi bërë ende analizën e brendshme se ku çeduam. Nëse nuk gjejmë gabimet, nuk zgjidhim dot problemet për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai në Off The Record duke shtuar se:

“Nëse nuk dalim dot me një figurë fituese, kush më mirë se zoti Berisha mund ta bëjë këtë, aq më shumë që jemi koshientë se ato 500 mijë vota janë të Sali Berishës, na pëlqen apo jo neve”, shtoi Kalaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos