Kaosi në Parlament, përjashtohen për 10 ditë 3 deputetë të opozitës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 15:34 | Politikë

Kaosi në Parlament, përjashtohen për 10 ditë 3 deputetë

Tre deputetë të opozitës janë dënuar nga Komisioni i Etikës së Kuvendit, pasi janë konsideruar përgjegjës të trazirave të shkaktuara të enjten në sallën e Parlamentit.

Deputetët e përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit janë Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Salianji ishte dpeuteti që të enjten nga foltorja e Kuvendit ndezi flakadanë duke penguar punimet, në shenjë proteste e opozitës për mosrespektimin e të drejtave të saj nga ana e shumicës socialiste. Para nisjes së seancës, deputetët demokratë hoqën karriget e kolegëve socialistë dhe i përmbysën rreth foltores. Spaho madje u përfshi edhe në një përplasje fizike me kolegun socialist Xhemal Qefalia, i cili nuk donte ta lejonte të merrnin karriget.

Pas vendimit, Salianji reagoi duke thënë se u përjashtua nga disa deputetë që janë aty vetëm për t’u komanduar me fishkëllima. “Memecët parlamentarë shkruajnë e nënshkruajnë për mbyllje goje të kujtdo!

Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta. Kush e nënshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist  fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit,  që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion me për të mashtruar këshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos