KAYO dhe fondet për shëndetësinë, PD me nismë të re ligjore: Auditim privatit për paranë publike

Nga Indrit Maraku
18 Shtator 2026, 15:22 | Politikë

Përballë refuzimit të mazhorancës për hetim parlamentar ndaj kompanisë shtetërore Kayo, opozita depozitoi në Kuvend një nismë ligjore, që sipas saj plotëson një boshllëk ligjor, që nuk lejonte gjurmimin e mëtejshëm kur paraja apo prona publike kalonte te privati. 

“Parimi Themelor i Reformës: “Kontroll i synuar i burimit publik, dhe jo kontroll i përgjithshëm i personit privat.” Në përputhje me standardin kushtetues, auditimi ndjek paranë dhe pasurinë publike sipas natyrës, burimit dhe destinacionit të tyre, pa e shndërruar subjektin privat në subjekt të auditimit të përgjithshëm”, tha Kaso. 

Rasti i KAYO-s apo ndërmarrjes shtetërore që do të kontrollojë blerjet në shëndetësi, përmenden mes shqetësimeve që nxitën opozitën për të propozuar këtë ndërhyrje, por nuk janë të vetmet.

“Rasti Kayo është shumë i qartë, këtu bëhet fjalë jo vetëm për financat por edhe për asetet publike dhe kemi rastin e Korporatës për investimet Strategjike që është e pamundur që edhe për ne si deputetë të marrin informacion për projektet. Ajo menaxhon pronat më të rëndësishme dhe më me vlerë publike të shqiptarëve. Është e pamundur të kemi akses ne në informacion”, theksoi Bozdo. 

Nisma prek konkretisht 3 ligje, për Kontrollin e Lartë të Shtetit, atë për Shoqëritë Tregtare, si dhe ligjin për menaxhimin financiar edhe kontrollin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos