I dënuar me 9 vite burg në Itali për organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari në Peshkopi

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 12:48 | Politikë

I dënuar me 9 vite burg në Itali për organizatë kriminale,

Policia ka arrestuar në Peshkopi një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 9 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Arrestimi i Gëzim Danit, alias Gëzim Hidri, 40 vjeç, u bë në kuadër të fazës së radhës të operacionit të koduar “Fast”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër.

Sipas Policisë, Dani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit të Napolit e kishte dënuar me 9 vite burgim, me vendimin e datës 15 nëntor 2021.

Ai është dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi, sipas autoriteteve italiane, në vitin 2009 ka shfrytëzuar vajza nga Europa Lindore për prostitucion në zonën e Napolit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos