Sistemi i ri i pagave në gjyqësor, Rama fton drejtësinë për dialog me arbitër ndërkombëtar

Nga Fjorela Beleshi
18 Shtator 2026, 14:03 | Politikë

Nëse ka një faliment janë ata dy këshilla. Pasi e sulmoi KLGJ dhe KLP si dështimi i reformës në drejtësi dhe pasi vendosi për rrogën e tyre me votën e tij personale në Kuvend 2 orë pas mesnatës, Kryeministri Edi Rama pas pak orësh gjumë zbuti tonet dhe e ftoi qeverinë e gjyqësorit, si dhe drejtuesit e tjerë të drejtësisë, të ulen në tryezë më të me arbitër ndërkombëtar për të vendosur për një sistem të ri pagash.

Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve.  Në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë, por njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithshëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë”.

Rama u kujton magjistratëve që mazhoranca e tij nuk do të lejojë një çrregullim të piramidës shtetërore të pagave, por as një krizë institucionale, sidomos me gjyqësorin nuk është në favor të rrugës europiane të Shqipërisë.

Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë”.

Ditën e enjte, në një reagim për A2CNN, BE u shpreh qartë se për përllogaritjen përfundimtare të pagave dialogu dhe konsultimi institucional, mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë thelbësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos