Kërkoi përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 10:25 | Politikë

Kërkoi përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka, GJKKO rrëzon

Për të dytën herë, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka. Vendimi është marrë ditën e sotme, nga gjykatësja Rudina Palloi.

”Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendim.

Kjo kërkesë u bë nga avokatët në seancën e djeshme, me argumentin se kjo gjyqtare është shkarkuar në vitin 1996, kur në krye të KLD së kohës ishte Sali Berisha. Për këtë, avokatët e kanë konsideruar Gjokën në kushtet e konfliktit të interesit, mirëpo Gjykata ua hodhi poshtë këtë pretendim.

Që do të thotë se në seancën e sotme në orën 11:00, për masën e sigurisë ndaj tij “arrest shtëpie”, vendimi do të merret pikërisht nga kjo gjyqtare, Irena Gjoka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos