S’është Rama, Berisha zhvendoset në selinë e PS-së: Ai zhduket sa herë ka protesta

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 10:13 | Politikë

S’është Rama, Berisha zhvendoset në selinë e

Protestuesit, me në krye Sali Berishën janë zhvendosur përballë selisë së Partisë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi, kryeministri Edi Rama, nuk ndodhet në seli dhe për këtë e pati një përgjigje edhe nga Berisha.

“Ai zhduket, nëse mendon se ai qëndron kur protestohet, ai ikën. Kryeministria? Edhe atje do të protestohet, është protestuar dhe do protestohet”, tha Berisha.

Ndërkohë, pyetur nga A2 CNN, nga gazetarja Fjorela Beleshi, se cili do të jetë skenari i kësaj proteste, a do të vijojnë të jenë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë, Berisha zgjodhi që të mos bëjë asnjë koment.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë thirrur njëzëri “qeveri e turpit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos