Kërkoi pushimin e çështjes ndaj tij, shtyhet seanca paraprake për Berishën në GJKKO

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 12:51 | Politikë

Kërkoi pushimin e çështjes ndaj tij, shtyhet seanca paraprake

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por pak minuta më pas, seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor, në orën 11:00. Berisha përmes avokatit të tij, kishte kërkuar pushimin e çështjes së ngritur ndaj tij.

Shefi i opozitës ndodhet në ‘arrest shtëpie’ që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim" që në 11 shtator të vitit të kaluar. Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u mor i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për të njëjtën vepër penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos