“Rama fshihet se e akuzuan që ka porositur vrasje”, Berisha: Me 3 vendime i dha të vëllait 38 mijë metra katrorë

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 12:22 | Politikë

“Rama fshihet se e akuzuan që ka porositur vrasje”, Berisha: Me

Kreu demokrat Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shmang përballjen parlamentare për shkak të akuzave ndaj tij. Nga Foltorja e kuvendit Berisha tha se, Rama nuk po paraqitet në interpelanca dhe po fshihet, pasi tri ditë më parë është akuzuar në një seancë gjyqësore nën betim për porositje vrasjeje.

“Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Ramën nga parlamenti? Pse, ai nuk paraqitet në asnjë interpelancë? Pse turpëroheni nga veprat e tij dhe nuk e nxirrni dhe pranoni t’u llomotisë në ato mbledhjet e asamblesë çfarë do e çfarë nuk do, pse nuk del këtu? Cila është arsyeja që e fshihni atë? Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje. E dëgjuat ju këtë? Ka porositur vrasje. Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan. Ta di targën, i thoshte. E ke personale, i thoshte. Ja që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje. Prandaj nuk del këtu ai". 

Në fjalën e tij, Berisha ngriti gjithashtu akuza për konflikt interesi dhe përfitime pronash në favor të familjarëve të Ramës, duke e cilësuar atë si kreun e një organizate kriminale.

“A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit? Jo. Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë. Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park. Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni. Pse e fshihni ju Edi Ramën?” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos