Kërkuan pavlefshmëri, KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 18:10 | Politikë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore edhe për tre qarqe.

Pas shqyrtimit në disa seanca, kërkesa e PD-ASHM për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, anëtarët e KAS nuk janë bindur nga argumentet e opozitarëve.

Demokratët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre Marash Logu dhe Franc Nuri, pretenduan parregullsi gjatë fushatës me asfaltin elektoral, përdorim të administratës dhe manipulim të votës. Por këto pretendime të demokratëve u rrëzuan për mungesë provash.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos