PS moral Berishës. Parlamenti në kaos, mes zgjedhjeve dhe integrimit

Nga Ervin Koçi
5 Qershor 2025, 15:23 | Politikë

E enjtja parlamentare nisi me Elisa Spiropalin që doli t’i bënte moral opozitës, por çaloi me moralin e saj kur konferencën për shtyp të thirrur me gazetarët e ktheu në monolog. Kjo qasje duket se ishte edhe strategjia e maxhorancës për t’u përballur me opozitën në sallën e seancaveplenare, duke i akuzuar për moral të munguar kur ankohen për zgjedhjet e 11 majit në Bruksel, shkruan A2 CNN. Aq sa, si provë tundën rezolutën më të fundit të Parlamentit Europian.

Kuntrapunto i këtij debati qëlloi të ishte sërish një socialist, Erion Braçe i kishin kishte një qasje tjetër, se çfarë do të duhej të prevalonte mbi debatin zgjedhor.

Por qetësinë e Braçes e prishi Flamur Noka, i cili kërkoi të fliste në sallë, duke shfrytëzuar mekanizmin e procedurës, por temperamenti duket se e tradhtoi sërish.

Fjalët e numrit të demokratëve i kushtuan përjashtimin nga seanca, ndërsa Spiropali u tregua e gatshme të kalonte në votim nëse tensioni do të kishte zgjatur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos