Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka prezantuar programin elektoral të 11 Majit. Rritja e pagave me 25% si dhe reformimi i skemës së pensioneve, ishin kryefjalë e programit ekonomik të paraqitur nga deputeti Dashamir Shehi, që drejton de facto dhe koalicionin.
“Rritja e pagave me 25 %, për të riformatuar piramidën e pagave. Pensionet e ulëta të ngrihen nga 190 mijë ta çojmë 200 mijë -300 mijë. Do sakrifikojmë buxhetin e shtetit, çdo vit do vijë duke u ul, do t’ju rikthejmë dhe kompensojmë pronarët legjitim, taksa të ulëta me dy shkallë jo duke u ndryshuar vit për vit”, tha Shehi.
Aspekti politik i programit u prezantua nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Lista të hapura, referendum për ndryshimet kushtetuese të 2008, mbështetje të pakufizuar ndaj SPAK, si dhe ndarje tere administrative territoriale, janë objektivat kryesorë të ofertës politike me të cilën “Djathtas për Zhvillim” paraqitet përballë qytetarëve në 11 maj.
“Mbështetje e pakushtëzuar për drejtësinë, SPAK, BKH, GJKKO. Referendum për ndryshimet kushtetuese të 2008 që prishen të gjitha balancat e pushteteve në vend me zgjedhjet e deputetëve me lista të hapura dhe me garë. Do kërkojmë referendum për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Një ndarje e re administrative me 90 bashki, të ndara në ato rurale dhe urbane me Tiranën metropol."
Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Enkelejd Alibeaj do të jenë në listën e hapur të qarkut Tiranë, sikurse edhe Ekrem Spahia dhe ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi.
Teksa kryetari i koalicionit që është regjistruar në KQZ, Rezart Kthupi, është regjistruar në listën e Durrësit. (A2 Televizion)