Në prag të protestës së 22 dhjetorit, Sali Berisha ashpërsoi tonet ndaj mazhorancës duke paralajmëruar një qëndresë pa kthim. Nga foltorja në Bulevard, ai pranoi se edhe demokratët nuk kanë bërë mjaftueshëm, por paralajmëroi se pas së hënës sjellja e opozitës do të ndryshojë.
Një javë nga protesta e 22 dhjetorit, Sali Berisha ashpërsoi tonet ndaj maxhorancës duke lajmëruar një qendresë pa kthim. Në foltoren e radhës në Bulevard, kryedemokrati bëri një “mea culpa” me fjalët se as demokratët nuk kanë bërë mjaftueshëm ndaj edhe pushteti ndihet i pacenuar, dhe pas të hënës, kjo sjellje sipas tij do të ndryshojë.
“Ky hajdut rri këtu për shkaktun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk e kemi treguar ne forcën tonë. Ne do t’ia tregojmë atij dhe ju jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin ‘91 teksa ikte nga blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do ta provojë sërish”, tha Berisha, shkruan A2.
E hëna e ardhshme duhet të jetë ndryshe për Sali Berishën, ndaj thirrjet për më shumë guxim filluan të përsëriten: “Koha është guximtarëve, koha është e sakrificës. Por ne jemi të vendosur në sakrificë sepse jemi në të drejtën tonë. është tejkaluar çdo gjë”.
Numrat janë domethënës në tubime, ku në foltoret e fundit në bulevard, kanë qenë pika e dobët e demokratëve. Për këtë, arsye kryedmeokrati u zotua për një front të gjerë: “Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. Ju garantojë se PD do të përdor të gjitha format e qëndresës, të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij”.
Por, çfarë dëshiron Berisha për të hënën e ardhshme?
“Nëqoftëse më pyesni se cila është më e mira, më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi. Kjo është! Këtu duhet të arrimë ne, këtu duhet të betohemi ne”, tha Berisha.
Pas fjalës së Berishës bulevardi u boshatis, ndërsa vend zunë sërish Adriatik Lapaj me të tijët, të cilët ishin distancuar për shkak të ndërhyrjes së policisë. (A2 Televizion)