Opozita nuk ju përgjigj pozitivisht thirrjes së parë të socialistit Fatmir Xhafaj për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit Antikorrupsion.
Karriget bosh në anën e djathtë nuk kanë penguar kryetarin që të vijojë punën e komisionit vetëm me anëtarët e mazhorancës.
Përveç keqardhjes, Xhafaj mendon se demokratët e kanë detyrim të jenë pjesë e kësaj nisme socialiste, duke përdorur integrimin e Shqipërisë si argument.
“Do të duhej që kolegët e opozitës të merrnin pjesë në mbledhje si detyrim ndaj kuvendit por edhe si një nevojë e domosdoshme jetike për të qenë pjesë enjë procesi të tillë Reformës. Unë besoj që opozita dhe aktorë dhe faktorë të tjerë që janë ftuar publikisht do të jenë pjesë e këtij procesi.”
Në një sallë ku sërish munguan përfaqësuesit e huaj të selive diplomatike në Tiranë, Fatmir Xhafaj përçoi një mesazh për të gjithë skeptikët dhe qëllimin final të këtij komisioni.
“Të gjithë ne këtu, opozita po ashtu edhe aktorë dhe faktorë të tjerë jashtë politikës që mund të kenë pikëpyetjet e tyre do të kuptojnë kushtetutshmërinë, qëllimin e këtij procesi socialistët ju bën thirrje për bashkëpunim të gjitha organizatave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe ftuan shqiptarët të cilët jetojnë në diasporë për të kontribuar si ekspertë në fushën e mirëqeverisjes, luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.”
Ndërkohë institucionet në vend kanë afat që deri në fund të qershorit të sjellin stafin e tyre si në nivel eksperti gjithashtu edhe për Sekretariatin Teknik.
Ashtu si ndodhi me Reformën në Drejtësi, Xhafaj kërkoi që të ketë edhe një Web faqe, si një mekanizëm konsultues dhe transparence për punën e komisionit.
Ndryshe nga kryetari, socialisti tjetër Eduard Shalsi propozoi që ky komision të mos mbetet në kufijtë e klasikes, por të kapërcejë drejt rrjeteve socialiste publike në vend. (A2 Televizion)