Komiteti i Senatit jep “dritën jeshile”, Eric Wendt drejt emërimit si ambasador në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 22:44 | Politikë

Komiteti i Senatit jep “dritën jeshile”, Eric Wendt drejt

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë ne Senatin Amerikan i ka dhënë "dritën jeshile" kandidaturës së Gjeneral Lejtnantit në pension, Eric Wendt, për postin e Ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri me 19 vota pro dhe 3 kundër.

Pasi mori këtë miratim kyç, emri i tij tashmë pret votimin final në seancën plenare të Senatit. Wendt ka një karrierë të pasur ushtarake prej 34 vitesh në operacionet speciale dhe ka shërbyer më parë si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, ku ka bashkëpunuar direkt me ushtarakët shqiptarë.

Përveç eksperiencës në Evropë dhe Afganistan, ai ka shërbyer edhe në Departamentin e Shtetit si Koordinator Sigurie në Jerusalem. Përvoja e tij e gjatë në lidership dhe njohja e rajonit konsiderohen si asete të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Uashington-Tiranë.

Qe prej largimit te Juri Kim ve vitin 2023, Shqiperia nuk ka pasur një ambasador të emëruar nga SHBA, por vetëm të deleguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos