Kompromis te TIMS, PS-PD “ok” planit të hetimit, Rama e Berisha nuk thirren për të dëshmuar

Nga Ervin Koçi
8 Maj 2024, 15:44 | Politikë

"Kush është pro? Kush është pro? Po, po u miratua".... Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS arriti të miratonte planin e hetimit. Demokratët bënë një hap mbrapa duke dhënë votat provariantit të propozuar nga ekspertët e Partisë Socialiste, pasi forca e kartonit të shumicës kushte bërë që mbledhja të ndërpritej disa herë për mosgjetje dakordësie.  

“Gjithë çështja për dëshmitarët bëhet. Nuk doni të vij Rama?! Rrëzojeni! Nuk doni të vij Çuçi?! Rrëzojeni! Nuk doni që të vij Berisha që e propozuat vetë?! Rrëzojeni”, tha Salianji.

“Gjithë diversionin politik që bën ti, sepse nuk do të hetosh, ke tjetër axhendë që nuk është as axhenda e PD, është e jotja personale”, tha Gogu.  

6 orët e kaluara në Kryesinë e Kuvendit nxorën si rezultat thirrjen si dëshmitar të Taulant Ballës, i cili është edhe zyrtari më i lartë politikë që do të jap versionet e tij për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Krahas Ballës, në listë janë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zyrtarë apo ish-zyrtarë të uniformave blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos