Koncesioni i Shëndetësisë, Beqaj paraqitet në GJKKO

Nga Armand Bajrami
17 Prill 2024, 11:01 | Politikë

Koncesioni i Shëndetësisë, Beqaj paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, paraqitet sërish në Gjykatën e Posaçme për të lexuar pjesën e mbetur të fashikujve hetimorë për çështjen e sterilizimit.

Këtë të enjte, GJKKO shqyrton kërkesën e SPAK për të kaluar ose jo në gjykim të kësaj çështjeje.

Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në arrest me burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ndërsa Beqajn, Prokuroria e Posaçme e ka lënë në detyrim paraqitje.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish-ministri i Shëndetësisë, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim dhe se nuk ka parandaluar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin, Klodian Rrjepaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos