Konflikti në Kashar, PD: Ka pasur presion ndaj vëzhguesve, do e çojmë në SPAK

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 19:51 | Politikë

Përfaqësues të Partisë Demokratike deklarojnë se ka pasur presion të vazhdueshëm ndaj vëzhguesve dhe paralajmërojnë denoncimin e kësaj situate në SPAK, shkruan A2.

“Ka patur një incident, ka patur një konflikt verbal mes anëtarëve. Por, ajo çka është e habitshme është që edhe pse konflikti është përshkallëzuar, janë lejuar dy makina që të dalin. Këto makina kanë dhunuar sekretarin e KZAZ tonë. Pasi janë larguar makinat, është mbyllur dera dhe ka ardhur pastaj policia dhe është dhënë urdhër që të gjithë personat të qëndrojnë brenda për të bërë verifikime. Brenda janë numërues, anëtarë të KZAZ dhe personat që zbatojnë ligjin, ndërsa ata që kanë dhunuar sekretarin e KZAZ janë larguar. Do ta çojmë në SPAK”, tha Këlliçi.

Ndërsa Klevis Balliu u shpreh: “Ka pasur policë, kanë qenë të gjithë këtu. Kjo është prova më e qartë që kriminelët mund të futen e të dalin në qendra votimi, ndërsa qytetarët dhe mediat, jo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos