Kongresi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Përfaqësojmë shoqërinë shqiptare

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 18:59 | Politikë

Lëvizja Bashkë, e shndërruar tashmë në një parti politike, mbajti Kongresin e saj të dytë. Kreu i saj, Arlind Qori, i cili u konfirmua në një mandat të dytë, zgjodhi të flasë me gjuhën e shifrave, duke denoncuar papunësinë e lartë në Shqipëri, pensionet e ulëta dhe korrupsionin. Në kongres u vendos të ulet mosha e anëtarësimit në këtë parti në 16 vjeç.

“Lëvizja Bashkë është përfaqësuesja më e plotë e shoqërisë shqiptare pa kuota, pa asgjë. Shqipëria është një vend ku papunësia zyrtare vazhdon të jetë 11% dhe është 11% në një shoqëri ku të papunët e tjerë emigrojnë me mijëra çdo muaj.

Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, 10% e njerëzve jeton nën kufirin e varfërisë absolute, i cili është i 2 dollarëshit në ditë, për bukën e gojës në kuptimin real të fjalës. Pensioni minimal nuk ka arritur ende 9 mijë lekët e reja në muaj. Si mund të jetosh me 9 mijë lekë të reja në muaj kur vetëm buka kushton 120 lekë. Shqipëria është një nga vendet ku vidhet më shumë, ku korrupsioni sipas të dhënave zyrtare të KLSH-së prek një të pestën e buxhetit. Pra, një në 5 lekë vidhet”, tha Arlind Qori.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos