Monika Kryemadhi u paraqit paraditen e së mërkurës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) dhe para gazetarëve tha se do të kërkojë personat që kanë nxjerrë sekretin hetimor dhe kanë shpërndarë dosjen në media, shkruan A2 CNN.
“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Do i kërkoj se kush e ka shpërndarë dosjen në media, kush e ka nxjerrë sekretin hetimor. Duhet kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët dhe partnerët tanë që kanë shpenzuar miliona euro. Do të shikoj dhe fytyrat se si i kanë. Shihemi më vonë”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)