Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk janë më çift bashkëshortësh. Këtë të premte, Gjykata civile e Tiranës zyrtarizoi fundin e martesës së tyre mbi 26 vjeçare.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe vetë Monika Kryemadhi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u kërkon mbështetësve që të mos ndikohen nga lajmi i divorcit, por të bashkohën në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
Kryemadhi i kërkon po ashtu qytetarëve mbështetjen me votë për Ilir Metën, për të cilin ajo tha se jep jo vetëm votën, por edhe jetën, shkruan A2 CNN.
Reagimi i Kryemadhit:
Të dashur miq!
Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka. ????
Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj.
Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00. (A2 Televizion)