Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kreu i shtetit kërkoi që në këto momente duhet të jemi më pranë atyre që nuk kanë mundësi.
“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.
Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”, shkruan Begaj.
Teksa, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një foto për të uruar të gjithë myslimanët në ditën e tyre të festës. (A2 Televizion)